April 15, 2021

Si e uroi Vjosa Osmani Albin Kurtin pas zgjedhjes kryeministër

Shpërndaje lajmin

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka uruar Albin Kurtin në zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

“Votimi juaj sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër i vendit tonë dhe i kabinetit qeveritar është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve tanë, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt”, ka shkruar Osmani, përcjell Albinfo.ch.

Sipas saj, sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, ka uruar që vendimet e politikat e Kurtit të jenë shembëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve.

“Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit!” Për krejt dhe pa përjashtim, për të gjithë dhe pa dallim, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët”, theksoi Osmani.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *