Si ka ndikuar lufta në marrëdhëniet mes familjeve ruso-ukrainase?  

Shpërndaje lajmin

Lyudmila Makey, gazetarja nga Ukraina që është strehuar në Kosovë thotë se ngjashmëria është e madhe mes dy popujve sa i takon mikpritjes.
Ajo thotë se lufta në Ukrainë ka marrë përmasa të paparashikueshme edhe pse politikanët, ekspertët, analistët e gazetarët e paralajmëronin që do të ndodhë kjo.
Ndërkohë, rusët dhe ukrainasit janë të lidhur edhe familjarisht që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Gazetarja tregoi se ka një pjesë të familjes që jeton në Rusi, po ashtu dhe miq të saj kanë të afërmit e tyre në Rusi.
“Shumë vite më përpara, kur ishte Bashkimi Sovjetik ne kemi thënë gjithë që jemi vëllezër. E si mundet tani vëllai ta vrasë vëllain? Gjyshi im ka vdekur afër Stalingradit në kohën e luftës dhe tani i bie që nipërit e shokëve e vëllezërve të gjyshit tim po na vrasin?” u shpreh e lënduar Makey.
Ajo tregoi se ka folur me rusët dhe ata pretendojnë se ajo që Rusia po bën është thjesht një operacion special. Janë vetë ukrainasit që po bombardojnë veten, sipas qytetarëve rusë. Gazetarja ukrainase u shpreh se rusët e kuptojnë shumë mirë situatën, por duke marrë parasysh dënimet që marrin nëse flasin e kanë shumë më mirë nëse bëjnë sikur nuk kuptojnë.
“Lufta ka ndikuar dhe jo vetëm në familjen time, por në familjet e gjithë ukrainasve që kanë pjesë të familjes në Rusi sepse ata ende i besojnë Putinit. Ata mendojnë që Rusia ka ardhur në Ukrainë që të na shpëtojë nga nazistët dhe imagjinoni tani që shumica e ukrainasve flasin rusisht. Unë po them ejani këtu dhe shikojeni dhe vërtetojeni vet, ku janë ata nazistë, ku i keni parë nazistët, kur vetë presidenti ynë është hebre? Po ashtu gjysma e oficerëve te Rusisë që kanë ardhur të na sulmojnë neve kanë familje në Ukrainë,” – u shpreh Lyudmila Makey.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Të hetohet nëse ka krime luftë në Ukrainë, thotë sekretari i OKB-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.