Si mund ta dëmtojë trurin Covid-19? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

Share

Një nga studimet e para të bazuara tek imazhet spektroskopike të dëmtimeve neurologjike tek pacientët me Covid-19, është raportuar nga studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Massaçusetsit (MGH) në Gazetën Amerikane të Neuroradiologjisë. Duke ekzaminuar 6 pacientë përmes një teknike të specializuar të rezonancës magnetike (MR), ata zbuluan se pacientët e sëmurë me Covid-19 dhe që kishin shfaqur simptoma neurologjike, tregojnë disa nga të njëjtat problemeve metabolike që u ndodhin në tru pacientët e tjerë që kanë pësuar privim të oksigjenit (hipoksi) apo nga shkaqe të tjera.

Edhe pse ka edhe ndryshime të dukshme. Ndërsa është kryesisht një sëmundje e frymëmarrjes, infeksioni i Covid-19 prek edhe organet e tjera, përfshirë trurin. Mendohet se efekti kryesor i sëmundjes në tru është përmes hipoksisë, mungesës së oksigjenit të nevojshëm, por shumë pak studime kanë dokumentuar llojet specifike të dëmtimit, që e dallojnë në mënyrë të veçantë dëmtimin e trurit të lidhur me Covid-19. Disa mijëra pacientë me Covid-19 janë shtruar në MGH që kur nisi pandemia në fillim të këtij viti, dhe ky studim përfshiu gjetjet mbi 3 prej pacientëve.

auto tumori ne tru 696x3481585987803 1

Ashpërsia e simptomave neurologjike ndryshon, duke filluar nga njëra qëështëmë e njohurat – një humbje e përkohshme e aromës – tek simptoma më të rënda si marramendja, konfuzioni, kriza dhe goditje në tru.
“Ne ishim të interesuar të njihnim bazat biologjike të disa prej këtyre simptomave”-thotë Eva-Maria Ratai, mjeke në Departamentin e Radiologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, dhe autore e studimit. “Ne jemi gjithashtu të interesuar të kuptojmë efektet afatgjata që lë pas Covid-19, përfshirë dhimbjet e kokës, lodhjen dhe dëmtimet konjitive. Të ashtuquajturat “mjegullnaja të trurit” dhe dëmtime të tjera, të cilat janë zbuluar se vazhdojnë edhe shumë kohë pas përfundimit të fazës akute”– shton Ratai.

Studiuesit përdorën 3 Spektroskopi të Rezonancës Magnetike Tesla (MRS), një lloj i specializuar skaneri që ndonjëherë quhet biopsia virtuale. MRS mund të identifikojë anomalitë neurokimike, edhe kur imazhet strukturore të trurit duken normale.
Truri i pacientëve me Covid-19, tregoi zvogëlim të N-acetil-aspartatit (NAA), rritje të kolinës dhe mio-inositolit, një dukuri e ngjashme me atë që shihet me këta metabolitë tek pacientët e tjerë që kanë anomali të lëndës së bardhë (leukoencefalopati) pas gjendjes së hipoksisë, të pa shkaktuar nga Covid.

Një nga pacientët me Covid-19, që kishte dëmtimin më të rëndë të lëndës së bardhë (nekroza dhe kavitacioni), kishte një rritje veçanërisht të lartë të laktatit në skenarin MRS, që është një shenjë tjetër e dëmtimit të trurit nga mungesa e oksigjenit. Dy nga tre pacientët me Covid-19 ishin intubuar në njësinë e kujdesit intensiv në kohën e bërjes së skanerit. Njëri kishte leukoencefalopati të lidhur me Covid-19. Një tjetër kishte përjetuar një arrest kardiak kohët e fundit, dhe shfaqi ndryshime të materies së bardhë në
MR-në strukturore.

Pacienti i tretë nuk kishte një encefalopati të qartë apo arrest kardiak të kohëve të fundit. Rastet e kontrollit që nuk lidheshin me Covid, përfshinin një pacient me dëmtim të lëndës së bardhë për shkak të hipoksisë nga shkaqe të tjera (leukoencefalopati post-hipoksike), një me dëmtim të lëndës së bardhë në lidhje me sepsin, dhe një vullnetar të shëndetshëm, që përputhej me moshë me pacientët në fjalë.
“Pyetja kryesore në këtë rast është nëse është vetëm zvogëlimi i sasisë së oksigjenit në tru, ai që i shkakton këto ndryshime të lëndës së bardhë, apo nëse vetë virusi e sulmon lëndën e bardhë”-thotë neuroradiologu i MGH Oto Rapalino./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:https://www.technologynetworks.com/analysis/news/how-can-covid-19-injure-the-brain-spectroscopy-study-takes-a-long-look-343013


Share

Komente