Si mund të rikanalizojmë remitancat dhe të tërheqim investime nga diaspora?

Share

konferenca diaspora flet day2

Dita e dytë (20 nëntor) e konferencës për diasporën shqiptare “Diaspora Flet 2020”, do të fillojë me panelin diskutues rreth investimeve të Diasporës. Nga ora 15:00 profesionistë të fushës do të ofrojnë pikëpamjet e tyre se si të tërheqim bizneset e diasporës për të investuear në protofole të mëdha dhe si mund të lidhim tregjet. Programi i kësaj dite do të trajtoj po ashtu edhe temat si: Ndikimi socio-ekonomik i COVID-19, Qasja në investimet dhe tregjet ndërkombëtare përmes angazhimit të diasporës, e ardhmja e remitancave, Gratë shqiptare në teknologji, Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm si dhe Filantropia dhe roli i OJQ-ve.

Në pjesën e dytë të ditës, përmes një bisede të përqëndruar, folësi kryesor i ditës – biznesmeni dhe filantropi Elvin Guri, përballë moderatores, Ilva Tare, do të flasë për rrugëtimin e tij si një sipërmarrës i sukseshëm, angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimin e besimit për investim në vendlindje si dhe mundësitë e filantropisë. Poashtu, përmes videove 5 minuteshe, tetë të ftuarit e Germin do të synojnë të inspirojnë të tjerët dhe të tregojnë sukseset e tyre jashtë dhe brenda vendit.

Programin e plotë të konferencës mund ta shfletoni KËTU. Konferenca mund të ndiqet online në platformën AccelEvents (LINKU). Platforma nuk është vetëm për të dëgjuar fjalimet, por gjithashtu që ju jep mundësinë çdo personi  për të diskutuar dhe për të pyetur  në të njëjtën kohë, për të zhvilluar takime B2B dhe B2C, si dhe për të ndjekur panairin virtual.

The post Si mund të rikanalizojmë remitancat dhe të tërheqim investime nga diaspora? appeared first on Albinfo.


Share

Komente