Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open , ka treguar se si ndihet disa ditës pasi mori vaksinën anti-Covid.
Rama shprehet se nuk ka asnjë problem pas vaksinimit dhe nuk e priste një interes kaq të madh.
Si ndjeheni pas vaksinimit?
“Nuk e prisja të gjithë këtë interes. Nuk është gjë e mirë, por jam mirë. Asnjë problem. Fare. Unë vazhdoj të mbaj maskën. E sigurt është se kushdo që mban maskën nuk është më në zinxhirin transmetues”- tha Rama.
Edhe këtë herë kryeministri nuk ka treguar se si e siguroi vaksinën anti-Covid dhe pse ajo erdhi dorazi në Shqipëri.
Eni Vasili: Vaksinat erdhën dorazi?
Edi Rama: Kanë ardhur në Shqipëri, ashtu siç kanë shkuar kudo.
Eni Vasili: Pse kaq sekrete?
Edi Rama: Kanë qënë të shoqëruara nga një njësi speciale dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe nga një njësi speciale. Vaksinat kanë ardhur si kudo në botë. Emrin e vendit nga vijnë nuk mund ta them, për arsye të vetat. Me siguri se janë të rrethuar nga shtete që kërkojnë. Dhe natyrisht ka qënë dhuratë për Shqipërinë. Konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë tjetër do të thuhet dhe do të them falenderimet publike.