September 25, 2021

Si ndodhi vrasja në Shkodër, reagon policia: Në afërsi të një kalçetoje

Shpërndaje lajmin

SHKODER- Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme  në Shkodër.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, sipas policisë Mark Kodra, 47-vjeç banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljan Ndoun, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

SHKODER- Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia  vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje. /abcnews.al./

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *