Si ndryshoi harta politike në kantonet e Zvicrës për 50 vjet?
Pavarësisht nëse jetoni në fshat, në qytet apo në periferi, zgjedhjet politike nuk janë më të njëjta si gjysmë shekulli më parë. Qindra komuna kanë ndryshuar anë politike, sipas prioriteteve të reja.
Që nga zgjedhjet e vitit 1975, radikalët liberalë (PLR), Qendra (ish-PDC) dhe socialistët kanë humbur kontrollin e tyre në politikën zvicerane. Progresi i UDC-së, më pas ai i të Gjelbërve, kanë riorganizuar plotësisht kartat, shkruan RTS.
Numri i komunave që votojnë kryesisht për UDC u rrit nga 543 në 1,399. Duke u nisur nga zero, të Gjelbrit ishin, në vitin 2019, forca kryesore në 80 bashki.
Anasjelltas, PS dominonte vetëm në 136 lokalitete krahasuar me 389 50 vjet më parë. I njëjti fat për Qendrën që nga 702 shkoi në 266. Më në fund, PLR e kufizoi pak dëmin, nga 512 në 309 bastione, përcjell albinfo.ch.