Shpërndaje lajmin

Vendi ynë është përfshirë në krizë energjetike, kryesisht prej luftës në Ukrainë. Ekspertët në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania, analizojnë mënyrën se si qeveria po e menaxhon këtë krizë.
Në Shqipëri duhet të krijohen rezerva energjetike, sipas ekspertit të energjisë Lorenc Gordani.
“Duhet të fillojmë që të depozitojmë sepse përpara kemi periudhën e ngrohtë të verës ku rritet çmimi i energjisë, nuk duhet të na gënjejë fakti që çmimet po zbresin në bursë”, tha Gordani.
Gordani tha se reshjet e këtyre ditëve “janë të mirëpritura, por nuk e zgjidhin situatën që është krijuar”.
Ai tha se në Shqipëri mungon menaxhimi i energjisë, dhe se ka probleme me konceptimin se si funksionon tregu.
Qeveria thotë se rritjen që ka pësuar energjia elektrike deri më tani e ka mbuluar shteti, por kryeministri Rama paralajmëroi të enjten se “familjet e pasura mund të paguajnë më shumë në faturën e energjisë”.
Pedagogia në Fakultetin e Ekonomisë Mimoza Manxhari, këtë paralajmërim të Ramës nuk e quan zgjidhje, pasi nuk është përcaktuar se kush konsiderohet i pasur.
“Nuk mund të bëhet një ndarje në të pasur dhe të varfër, pa pasur një studim të mirëfilltë për minimumin ekonomik”, u shpreh ajo.
Ndërsa, për ekspertin e ekonomisë Igli Tola, taksimi në bazë të të ardhurave nuk ka logjikë ekonomike.
“Mund të paguhet më shumë, ose më pak në bazë të konsumit, por jo në bazë të të ardhurave”, u shpreh ai.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Bizneset e mëdha të investojnë për prodhim të energjisë, thotë Rama
The post Si po e menaxhon qeveria krizën energjetike, sipas ekspertëve first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.