Si rrethohet Lalzi me shirit siç kërkon profesor Kabo?!

Share

Profesor Përparim Kabo, disa ditë më parë hodhi një nga pamfletet më të forta dhe më bombastike që priteshin nga shqiptarët. Një zë aq i “rëndë” publik, rrethoi me një shirit: “provë krimi” një nga resortet më famëkeqe të Shqipërisë; atë të Gjirit të Lalzit.

Dhe profesori thoshte se nëse do të ketë drejtësi në vend, duhet të nisë pikërisht nga ky vend.

Një deklaratë e fortë, që u kuptua dhe u rimor në kor nga i gjithë opinioni. Pasi përfaqëson një realitet faktik të deformimit të elitës në vend. Njerëz që kanë vjedhur, abuzuar, vrarë e grabitur, që jetojnë në të njëjtin vend, me kuç e me maç, me luks e me kajde. Dhe është kthyer Lalzi si  Dedinja apo Zemuni i Serbisë.

Por a mundet që SPAK të arrijë që të hyjë në Lalëz?!

Sipas gjasave nuk do ta bëjë këtë!

E para, se nuk ka një shenjë që në kupolën e SPAK të ketë prokurorë me kurajo të tillë si Falcone që të rrezikojnë shumë për të mirën e përgjithshme.

E dyta sepse Edi Rama parlajmëroi SPAK që të mos nisë nga politika, pra nga Lalzi ofensivën e tij.

Së treti, Ilir Meta  apo Sali Berisha që janë njerëzit “par exellance” të Lalzit shantazhojnë çdo moment çdo hetim apo hetues që i shkon ndërmend të futet në këtë “fole krimi”.

Po mirë kush mund t’ja vërë shiritin Lalzit siç thotë profesor Kabo?

Natyrisht që është shumë e thjeshtë: njerëzit!

Mjafton të publikohet një listë kush i zotëron ato vila e prona, oborre e kopshte të gjelbëruara, që më pas njerëzit e pabukë, të pastrehë, të dynden me legjitimitetin e së drejtës providenciale që të shkojnë të marrin shtëpitë e treta të njerëzve më të babzitur të këtij vendi e të shtrijnë kockat e dërrmuara, të ulin gratë e stërmunduara e të vënë në gjumë fëmijët e uritur.

Ja vëtëm këta mund ta vënë shiritin si në Log Islandin e shekullit të 19, kur pas përplasjes në New Yorkun e mbytur nga zullumi, populli e gjeti adresën; zuri vilat e horrave dhe qëndruan një farë kohe; derisa shteti u kthye në normalitet; derisa kasapi i Nju Jorkut që e përshkruan Scorcese në filmin “Bandat e Nju Jorkut” do të vritej dhe të nisë e të zgjidhen njerëz që mendojnë apo nisin të mendojnë edhe për të tjerët përveçse për “kasapët”…/Pamfleti

The post Si rrethohet Lalzi me shirit siç kërkon profesor Kabo?! appeared first on Media .


Share

Komente