Shpërndaje lajmin

Shumë mërgimtarë kanë arritur në vendlindje (Kosovë) dhe shumë të tjerë pritet të vijnë ditëve në vijim, shkruan albinfo.ch.

Disa prej tyre kanë bërë agjendat se çfarë do të vizitojnë, por edhe shumë kanë dëshirë të vizitojnë vendet që ndoshta kanë hyrë në harresen e tyre.

Nëse rruga ju çon drejt qytetit të bukur të Prishtinës, Albinfo.ch ju sjell disa nga vendet më të bukura që zotëron Prishtina.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ani pse pa lumë, në stinën e verës ka marrë pamje krejt tjetër, është zbukuruar këtyre ditëve si ndodh rëndom në çdo fillimvere, shkruan albinfo.ch.

Photo Come and visit Kosovo

 

Prishtina nuk konsiderohet si një vend fotogjenik, por ka një tërheqje melankolike në llojin e saj.

Sheshet e Prishtinës

Me të hyrë në Prishtinë, ju do të zhyteni me Sheshet e saj që kanë marrë pamje verore.

Sheshi Prishtine – Photo – Bleron Llugiqi

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Nëse jeni adhurues i librave, mendojmë se këtu do të gjeni dhuratën e përkryer për të afërmit tuaj. Të themi të drejtën, mendojmë se kjo bibliotekë të lë me gojë hapur për nga arkitektura.  Një ndërtesë e tillë, kushtuar vetëm librave është një mrekulli e vërtetë.

Bibloteka Kombetare e Prishtines

 

Monumenti “Newborn”

Një nga vendet më të bukura që mund të vizitosh në Prishtinë. Nuk mund të humbisni rastin për të vizituar Monumentin “NEWBORN”. Ngritur në vitin 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, ky monument (i cili ndryshon ngjyrat dhe temën e tij çdo vit) është një ikonë e pavarësinë dhe identitetin kosovar.

Newborn Prishtina

 

Muzeu i Kosovës

Ky muze përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Ndertesa kryesore e Muzeut të Kosovës është një objekt i bukur që gjendet në afërsi të Kuvendit të Republikes së Kosovës, në rrugën “Nazim Gafurri”.

Muzeu i Kosoves

 

Galeria e Arteve 

Galeria e Arteve e Kosovës u formua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezantimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë.

Për këto 30 vjet të veprimtarisë ky institucion ka organizuar afro 500 ekspozita në vend dhe në botën e jashtme, të cilat janë përcjellur me shumë botime dhe blerjen e afro 1000 punimeve artistike, nga të cilat është formuar një fond i pasur i Galerisë.

Galeria e Arteve Prishtine

 

Muzeu Etnologjik i Prishtinës

Në Kosovë, përveç bukurive natyrore, ata që duan të shijojnë edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të Muzeut Etnologjik, albinfo.ch sjell si propozim ta vizitoni këtë muze, pasi që  zotëron  pamje të bukura të vlerave kulturore dhe nostalgjinë e kohëve të dikurshme të shek XVIII.

Kompleksi i banimit “Emin Gjiku” gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, një monument i kulturës nga shekulli i 18-të.

Muzeu Etnologjik Prishtine
Muzeu Etnologjik Prishtine

 

Sahat Kulla në Prishtinë

Është një monument i vjetër i trashëgimisë kulturore e që ndodhet në kryeqendren e Republikën e Kosovës, në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Sahat Kulla gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të Prishtinës, pranë shkollës së mesme, Gjimanzi “Sami Frashëri”.

Sahati Kulla Prishtine

 

Xhamia e Madhe e Prishtinës

Xhamia e Madhe gjendet në rrugën “Nazim Gafurri”, është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 848/1953.

Xhamia e Madhe El Fatih – Photot Ismail Gagica

 

Katedralja “Nënë Terezës” Prishtinë

Është një Katedrale Katolike. Në vitin 2007, Qeveria e Kosovës ka miratuar planet për ndërtimin e katedrales dedikuar misionares “Nënë Tereza”. Ajo është inaguruar më 26 gusht të vitit 2010.

Katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë

 

 Parku i Gërmisë

Nëse dëshironi të kaloni një pjesë të kohës në natyrë, atëherë vizitoni Parkun e Gërmisë, është një park që ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Ka një sipërfaqe prej 1126 ha. Ky park është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987.

Parku i Gërmisë – Photo @riardbllaca

 

Parku i Prishtinës

Është një park me pisha dhe natyrë të bukur. Parku i qytetit të Prishtinës mirëmbahet mjaftë mirë, ka hapsësirë mjaftë për të luajtur, shijuar kafe, dhe shëtitur kafshët e shoqërimit. Ky park është shumë afër qytetit sa që nuk nevojitet as vetura për ta vizituar, shkruan tutje albinfo.ch.

 

Kafenet e bukura të Prishtinës

Po erdhët në qytetin e Prishtinës, ju propozojmë të shijoni kafe të shijshme, pije freskuse dhe ushqime të shijshme. Prishtina zotëron qindra mijëra kafene të cilat janë me dizajne të bukura.

Caffe Door74 Prishtine

 

Jeta e natës me plotë gjallëri në Prishtinë

Nga të gjitha qytetet e Kosovës, Prishtina zë vendin e parë, për jetën e natës. Duke qenë se zotëron shumë të rinjë dhe bare, nuk ka si të mos jetë jeta e natës me gjallëri, shkruan albinfo.ch.

Jeta e natës me plotë gjallëri në Prishtinë


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *