Si të kuptoni se çfarë rroge mund të fitoni në Zvicër?

0
Shpërndaje lajmin

Pagat e Zvicrës janë më të lartat në Evropë dhe ndër më të lartat në botë gjithashtu – arsyeja kryesore pse kaq shumë të huaj dynden në këtë vend.
Ne do të shpjegojmë se si mund të zbuloni se çfarë rroge të prisni për llojin e pozicionit të punës që kërkoni, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Së pari, megjithatë, duhet të dini se pagat përcaktohen nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë arsimin, përvojën tuaj, si dhe kantonin ku do të punoni.
Në mënyrë tipike, ju mund të fitoni më shumë në qytetet e mëdha si Cyrihu dhe Gjeneva, sesa në qytetet e vogla ose zonat rurale. Megjithatë, punëdhënësit nuk lejohen të diskriminojnë në bazë të kombësisë, gjinisë, përkatësisë etnike ose besimeve fetare, përcjell tutje albinfo.ch.
Ju mund të zbuloni nivelin e përgjithshëm të pagave në fushën tuaj të veçantë nga burime të ndryshme, duke përfshirë në këtë artikull:
Sa është paga mesatare për (pothuajse) çdo punë në Zvicër?
Por, siç thotë titulli, këto janë mesatare që nuk marrin domosdoshmërisht parasysh të gjitha variablat dhe faktorët e përmendur më lart.
Pra, cili është një burim i besueshëm i informacionit për pagat?
Faqja e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) ka një llogaritës kombëtar të pagave, i cili është mjaft specifik.
Ai “ju mundëson të llogaritni një pagë bruto mujore (vlera qendrore ose mesatare) dhe përhapjen e pagave për një profil specifik individual,” shpjegon SECO.
Për ta zbuluar, duhet të plotësoni të dhënat tuaja personale, si industria në të cilën kërkoni punësim, mosha juaj, vitet e përvojës, arsimimi, sa orë në javë dëshironi të punoni, si dhe kantonin ku janë në kërkim të një pune.
Çfarë tjetër duhet të keni parasysh kur përcaktoni të ardhurat tuaja të mundshme?
Disa kantone kanë një pagë minimale. Kështu ndodh në Gjenevë, ku paga minimale për orë është 24 franga.
Më pas është Bazeli, i cili e ka vendosur pagën në 21 franga në orë, ndërsa Neuchâtel dhe Jura e kanë vendosur atë në 20 franga dhe Ticino, në 19.75 franga.
Këto paga, të negociuara nga sindikatat në emër të punëtorëve, pasqyrojnë koston e jetesës në secilin prej këtyre rajoneve, gjë që shpjegon pse disa paga janë më të larta se të tjerat. Cyrihu po planifikon gjithashtu të zbatojë një pagë minimale prej 23,90 franga / orë.
Kjo do të thotë që nëse jeni duke punuar ose planifikoni të punoni në një nga këto vende, do t’ju paguhet të paktën ajo shumë për orë. Megjithatë, shumica dërrmuese e njerëzve fitojnë më shumë se minimumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *