Si u përçanë politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës?

Shpërndaje lajmin

Kjo përçarje u shpërnda edhe në nivel lokal ku Alternativa Demokratike e Shqiptarëve me në krye Shqiprim Arifin, shkarkoi nga detyra kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.
Ajo thotë që veprimi i Arifit qe hakmarrje e puç ndaj saj, duke shtuar se pasojat do t’i bartin preshevarët dhe e gjithë Lugina.
Mirëpo, Shqiprim Arifi veprimin e tij për shkarkim e arsyeton me faktin që Sinani keqmenaxhoi në Preshevë. Ndërkohë që mohon të ketë përçarje të shqiptarëve të Luginës, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të tre prillit, Kuvendi Komunal i Preshevës shkarkoi Ardita Sinanin nga detyra, asamblistët po atë ditë zgjodhën përbërjen e re të kabinetit dhe pozitën e udhëheqësit ia besuan Shqiprim Arifit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *