Si u sulmua autobusi me mërgimtarë në Serbi

Shpërndaje lajmin

Një autobus me bashkatdhetarë nga Kosova është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në pronarët e autobusit. Ata thanë se sulmi ndodhi teksa autobusi ishte duke udhëtuar në drejtim të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, nga ky sulm me gurë nuk ka të lënduar, derisa është thyer xhami i autobusit.
“Një autobus që ishte nisur nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është sulmuar në territorin e Serbisë. Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar, përveç dëmeve materiale, ku është thyer xhami i autobusit”, thanë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *