Silva Bino zbulon a duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar koronavirusin

Share

Drejtoresha e ISHP, Silva Binon është shprehur se vaksina kundër koronavirusit duhet bërë nga të gjithë qytetarët.

Në një lidhje me emisionin ‘Opinion’ Bino deklaroi se edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin duhet ta bëjnë vaksinën.

Sipas Binos arsyeja pse duhen vaksinuar edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin nuk kanë imunitet dhe nuk dihet se sa antitrupa kanë.

‘Edhe ata që kanë kaluar koronavirusin duhet ta bëjnë. Shumë persoan që kanë kaluar koronavirusin nuk kanë nivel të konsiderueshëm antitrupash, nuk dimë sa mbrojtës janë këto antitrupa’, tha Bino.


Share

Komente