Sindikatat zvicerane, kundër zbutjes së masave: Rrezik, vala e tretë

Share

414931573 highres 280x280 1

Një ditë para vendimit të pritur të Këshillit Federal për lehtësimin e masave të Koronavirusit, gjashtë sindikata zvicerane janë shprehur kundër lehtësimit “shumë të hershëm” të masave, raporton srf.ch.

Pjesë të mëdha të shoqatave të punëdhënësve (drejtuesve të kompanive) po bëjnë fushata që masat të lehtësohen sa më shpejt të jetë e mundur, shkruajnë gjashtë sindikata në një deklaratë.

“Sulmi” i bërë nga punëdhënësit ndaj masave në fuqi mbart rrezikun e një vale të tretë të virusit, thonë sindikatat, transmeton albinfo.ch.

“Punonjësit duhet të mbrohen”, kërkojnë Shoqata e Personelit të Shërbimeve Publike VPOD, Shoqata e Kujdesit SBK, sindikatat Unia dhe Syna, si dhe organizatat profesionale në sektorin shëndetësor SVBG dhe shoqata profesionale e analistëve biomjekësorë Labmed.

Qeveria nuk duhet ta mbështesë vendimin e saj në këto vota, por në njohuritë shkencore, thuhet më tutje në deklaratë.


Share

Komente