Singapori konfirmon rastin e parë me hepatitit akut tek një foshnje

Shpërndaje lajmin

Singapori ka konfirmuar një rast me hepatit akut tek një foshnje 10-muajshe dhe po heton për rastet e tjera të sëmundjes së inflamacionit të mëlçisë.
Ministria e Shëndetësisë të Singaporit tha se testimi laboratorik ka përcaktuar se rasti është negativ për viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin.
Foshnja ka qenë e infektuar me COVID-19 në dhjetor, edhe pse nuk ka asnjë provë aktuale që hepatiti akut është i lidhur me coronavirus.
Ende nuk dihet shkaku i sëmundjes, ndërsa shumë studiues po studiojnë një familje patogjenësh, të quajtur adenoviruse, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh duke përfshirë ftohjen e zakonshme.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë hedhur dyshime për COVID-19 si një shkaktar të mundshëm të rasteve të rënda të hepatitit, ndërsa i shtojnë peshë mundësinë që ato të shkaktohen nga virusi më i zakonshëm i lidhur me sëmundjet e stomakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.