Sinovac/ Çfarë dimë për vaksinën Kineze Covid-19?

Share

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

CoronaVac, eshte vaksina Covid-19 nga kompania biofarmaceutike me bazë në Pekin Sinovac.

Cili është ndryshimi midis Sinovac dhe disa vaksinave të tjera?

#CoronaVac është një vaksinë e inaktivuar, e cila funksionon duke përdorur grimca të vrara të virusit për të ekspozuar sistemin imunitar të trupit ndaj virusit pa rrezikuar një reagim serioz të sëmundjes.

#Vaksinat Moderna dhe Pfizer janë vaksina të ARN-së – që do të thotë që një pjesë e kodit gjenetik të koronavirusit injektohet në trup, duke stimuluar trupin të prodhoje proteina virale, por jo të gjithë virusin, e cila është e mjaftueshme për të mobilizuar sistemin imunitar për të sulmuar infeksionin nga coronavirusi.

#CoronaVac është një metodë më tradicionale [e vaksinimit] që përdoret me sukses në shumë vaksina të njohura si tërbimi .

Vaksinat e ARN-së janë një lloj i ri i vaksinave dhe nuk ka [aktualisht] asnjë shembull [të vaksinave] që përdoren me sukses në popullatë,”- mbeten te shihen thone kinezet.

Në letër, një nga avantazhet kryesore të Sinovac është se mund të ruhet në një frigorifer standard në 2-8 gradë Celsius, si vaksina e Oksfordit, e cila është bërë nga një virus i perpunuar gjenetikisht që shkakton ftohjen e zakonshme.

Vaksina Moderna duhet të ruhet në -20C dhe vaksina e Pfizer në -70C.

Kjo do të thotë që vaksina Sinovac dhe vaksina Oxford-AstraZeneca janë shumë më të dobishme për vendet në zhvillim që nuk janë në gjendje të ruajnë sasi të mëdha të vaksinës në temperatura kaq të ulëta.

Sa është efektive?

Është e vështirë të thuash për momentin. Sipas revistës shkencore The Lancet, aktualisht kemi informacion vetëm nga provat e fazës së parë dhe të dytë të CoronaVac.

Sa doza mund të prodhojnë në vit?

Sinovac do të jetë në gjendje të prodhojë 300 milion doza në vit në fabrikën e saj të re të prodhimit 20,000 m2, tha presidenti i saj për CGTN.

Si të gjitha vaksinat e tjera, ajo kërkon dy doza, që do të thotë se aktualisht mund të imunizojë vetëm 150 milion njerëz në vit, ose pak më shumë se një e dhjeta e popullsisë së Kinës.

Sidoqoftë, ajo tashmë i ka dhënë doza Indonezisë dhe Sinovac ka përfunduar marrëveshje të tjera me Turqinë, Brazilin dhe Kilin.

Sinovac: Çfarë dimë për vaksinën Kineze Covid-19?

 


Share

Komente