October 16, 2021

Sirena spanjolle për Mustafin, projektohet rikthimi në La Liga

Shpërndaje lajmin

Shkodran Mustafi është pa klub për momentin. Mbrojtësi gjerman u transferua te Schalke 04 në merkaton e janarit, por nuk ia doli të ndihmojë skuadrën për të evituar rrëzimin në Bundesligë 2.

Emri i 29-vjeçarit është lidhur me disa klube të ndryshme, teksa në skenë ka dalë edhe Celta Vigo. Skuadra e La Liga ka nevojë për një përforcim në prapavijë.

Mediat iberike shkruajnë se drejtuesit e klubit galician po bisedojnë prej kohësh me agjentin e lojtarit nga Gostivari dhe ka optimizëm në lidhje me gjetjen e akordit.

Nëse arrihet marrëveshja do të bëhej fjalë për një rikthim të Mustafit në La Liga, aty ku më parë ka provuar të veshë fanellën e Valencias. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *