Situata e përmbytjeve në Shkodër, drejtori i KESH: Nuk janë shkaktuar nga hidrocentralet por nga reshjet dhe dalja nga shtrati e Bunës

Share

“Prurjet gjatë këtyre ditëve janë në nivele historike por po menaxhojmë situatën dhe shkarkimet janë minimale”. – Kështu deklaroi Benet Beci, drejtor i KESH gjatë inspektimit këtë mëngjes në Vaun e Dejës.

“Prurjet janë 3000 metra kub në sekondë në të gjithë kaskadën. Është në nivelet më të larta historike. Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës që të kemi mundësi të menaxhojmë këtë situatë, besoj se e kemi në kontroll situatën, përsa i përket shkarkimeve nga kaskada dhe ai që është më i rëndësishmi është nga Vau i Dejës”.

Zoti beci tha se përmbytjet në Shkodër nuk janë shkaktuar nga hidrocentralet por nga reshjet dhe dalja nga shtrati e Bunës.

“Shkarkimet nga vau i Dejës janë krejt minimale, janë shkarkimet e punës normale të turbinave, po bëjmë një prodhim maksimal edhe në Vaun e Dejës edhe në Koman. Shkarkimet që janë nga portat e Za Dejës është një shkarkim krejtësisht rregullator, që nuk kanë asnjë lloj impakti mbi përmbytjet”.

Sipas tij, momenti delikat pritet te jetë mbrëmja e së dielës dhe mëngjesi i së hënës.

Merakun që kemi është e diela në darkë dhe e hëna në mëngjes, e cila për ne po mundohemi të krijojmë pak rezervë, kemi mundësinë të menaxhojmë situatën e të hënës.Moti nuk i dihet por mendojmë se situatën e kemi në kontroll, sepse këto janë raste shumë ekstreme. Shpresojmë ta mbajmë kështu situatë”.

 


Share

Komente