Situata në Gaza, Arabia Saudite organizon takim të përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik
Arabia Saudite do të presë sot një takim të përbashkët të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Riad mbi situatën e paprecedentë në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze, njoftoi ministria e jashtme e mbretërisë të premten mbrëma.
Diplomacia saudite shpjegoi përmes X (ish-Twitter) se ajo që e quajti një “takim i përbashkët urgjent arabo-islamik” do të zëvendësonte dy takimet e veçanta urgjente të planifikuara për t’u mbajtur më vonë gjatë ditës, të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
“Si vende ata ndjejnë nevojën për të bashkuar përpjekjet e tyre” dhe “të shprehin një qëndrim të vetëm kolektiv”./