Situata në Gaza po përkeqësohet, njerëzit po hyjnë në qendrat e ndihmës

0
Shpërndaje lajmin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se situata humanitare në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi po bie me shpejtësi.
Shefi i OKB-së përsëriti apelin e tij për një armëpushim për t’i dhënë fund “makthit” të gjakderdhjes.
“Situata në Gaza sa vjen e bëhet më e dëshpëruar. Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake,” tha Guterres gjatë një vizite në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, shkruan DW.
“Numri i civilëve që janë vrarë dhe plagosur është krejtësisht i papranueshëm.”
Ushtria izraelite njoftoi gjatë fundjavës se po hynte në “fazën e dytë” të luftës me Hamasin, duke rritur operacionin e saj tokësor në Gaza. Izraeli ka kryer sulme ajrore në territor pas një sulmi të paprecedentë të organizuar nga militantët e Hamasit më 7 tetor, përcjell albinfo.ch.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se mijëra banorë të Gazës kishin hyrë në magazinat dhe qendrat e saj të shpërndarjes për të marrë miell dhe “artikuj bazë të mbijetesës”.
“Kjo është një shenjë shqetësuese se rendi civil ka filluar të prishet pas tre javësh lufte dhe një rrethimi të ngushtë në Gaza”, tha në një deklaratë Thomas White, drejtor i UNRWA në Gaza.
Izraeli njoftoi një bllokadë pothuajse totale dhe filloi të kryejë sulme ajrore në Rripin e Gazës pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi militant islamik Hamas më 7 tetor.
Që atëherë, shqetësimi është rritur në lidhje me përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza. Territori drejtohet nga Hamasi, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe të tjerët.
UNRËA ofron furnizime bazë për qindra mijëra njerëz në Gaza. Shkollat e saj nëpër enklavë po përdoren gjithashtu si strehimore për palestinezët e zhvendosur nga konflikti, shkruan DW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *