Situata në Veri, ambasadori gjerman: Sulmi terrorist dëshmon nevojën urgjente për…

0
Shpërndaje lajmin

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Rohde përmes një postimi në platformën “X”, ka nënvizuar se ka nevojë urgjente që të vazhdojnë bisedimet Kosovë Serbi në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve dhe zbatimit të marrëveshjes së Ohërit.
Në reagimin e tij ambasadori gjerman e cilëson sulmin si terrorist dhe kriminal nga ana e serbëve.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë, nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, thotë ai.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, policia e Kosovës ra pre e një sulmi në zonën e Zveçanit, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.
Paslokalizimit të grupitt terrorist brenda manastirit të Basnjkës, Policia e Kosovës vrau tre terroristë, u arrestuan dy tjerë si dhe zbulua një arsenal armësh.
LEXONI GJITHASHTU: 

Stojkoviç: Janë 10 serbë që kanë vdekur në sulmin terrorist në Kosovë
Sulmi në Veri, Zotaj: I mirëplanifikuar, serbët kishin ambulancat në kufi
Video| Pamjet me dron kur terroristët serbë largohen me vrap mes pyjeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *