Situata nga Covid/ Edi Oga bën ”analizën”: Brataj vs. Dasho

Share

Gazetari Edi Oga ka analizuar dialogun “virtual” midis midis Dr. Skënder Brataj dhe Dr. Erion Dasho.

Oga thotë se asnjë nga etiketimet dhe vlerësimet e Dr. Bratajt nuk është i vërtetë për Dr. Dashon. Më tej ai thekosn se pret një ndjesë publike të Dr. Bratajt në adresë të Dr. Dashos.

Mes të tjerash Oga thekson se mjekët dhe manaxherët në nivelet e larta të vendimmarrjes në shëndetësi, bëjnë mirë të konsultohen me Dr. Dashon, pasi nuk e kemi luksin të injorojmë një profesionist kaq të shkëlqyer, i cili flet shqip dhe pavarësisht gjithçkaje, e do këtë vend po aq sa e donte më parë.

BRATAJ vs. DASHO
Kam ndjekur me kujdes dialogun “virtual” midis Dr. Skënder Brataj dhe Dr. Erion Dasho. Për të dy kam respekt, në mënyrë të ndryshme.
Dr. Bratajn nuk e njoh personalisht, por më duket një mjek me formim të mirë profesional dhe në lartësinë e detyrës që ka marrë përsipër. Kjo detyrë manaxheriale vjen me ngarkesa të mëdha stresi për të, në këtë kohë kaq të vështirë, nën një qeverisje kaq të papërshtatshme për këtë situatë. E megjithatë, ky stres nuk e justifikon aspak shpërthimin denigrues të një mjeku ndaj një kolegu.
Doktor Erion Dashon e njoh që në vitin 1987, kur merrnim pjesë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës. Erioni zuri vendin e parë. Më pas u ritakuam në Fakultetin e Mjekësisë ku ai spikaste mes më të mirëve. Për disa vite, kemi qenë të dy të angazhuar në projektet e USAID në ndihmë të sistemit shëndetësor. Asnjë nga etiketimet dhe vlerësimet e Dr. Bratajt nuk është i vërtetë për Dr. Dashon! Ai ka krijuar vlera në çdo angazhim të vetin profesional.
Sidoqoftë nuk mërzitem nga ofensiva e pakuptimtë e Bratajt ndaj Dashos, sa më vjen keq që e humbëm kontributin e vyer të këtij të dytit, i cili nën presionin e njohur refuzues të politikës që e sheh shëndetësinë si minierë ari, vendosi të largohet nga Shqipëria.
Pres një ndjesë publike të Dr. Bratajt në adresë të Dr. Dashos. Nga ana tjetër, mjekët dhe manaxherët në nivelet e larta të vendimmarrjes në shëndetësi, bëjnë mirë të konsultohen me Dr. Dashon, pasi nuk e kemi luksin të injorojmë një profesionist kaq të shkëlqyer, i cili flet shqip dhe pavarësisht gjithçkaje, e do këtë vend po aq sa e donte më parë!”, shkruan Oga në një postim në rrjetet sociale./CNA.al


Share

Komente