Situata nga përmbytjet, Paloka: Rama të mos bëjë gaztorin, por t’iu vijë në ndihmë banorëve

Share

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit.

Përmes nënkryetarit Paloka, PD i bën thirrje kryeministrit Rama që të heqë dorë nga propaganda dhe t’iu vijë në ndihmë banorëve të përmbytur, të cilët sipas tij prej 8 vitesh i kanë ndjerë në kurrizin e tyre mashtrimet e kësaj qeverie.

“Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë. Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e përmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet.

Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate”, shkruan mes të tjerash Paloka.


Share

Komente