Situata pandemike në Gjermani, bien infektimet

Shpërndaje lajmin

Nga raporti  i fundit shëndetësor në Gjermani del se janë regjistuar 9.160 raste Covid-19, në 24 orët e fundit, sipas agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 3.425.982, transmeton albinfo.ch.

Një javë më parë u vendos një zonë kufizimi – natën për zonat me shkallë të lartë të infeksionit Covid-19. Që atëherë, numri i infeksioneve ka rënë dhe numri i pranimeve në njësinë e kujdesit intensiv gjithashtu ka rënë, shkruan CNN.

“Ne jemi të sigurt se numri i pacientëve Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv do të ulet  dhe se kjo lidhet drejtpërdrejt me masat e frenimit federal të urgjencës, si dhe përparimin e dukshëm në vaksinimin“, tha Gernot Marx, presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë e Urgjencës.

Nga ana tjetër, niveli i vaksinimit të vendit është rritur në 26.9% të popullsisë së përgjithshme që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 7.7% e popullsisë që janë të mbrojtur me dy doza të vaksinës, sipas Ministrisë të Shëndetësisë në Gjermani.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *