October 20, 2021

Situata politike, analisti: Marrëveshja për reciprocitetin e targave Kosovë-Serbi e përkohshme

Shpërndaje lajmin

Analisti Milazim Krasniqi, këtë të martë ka qenë i ftuar në Radar në ABC ku ka komentuar situatën e fundit politike të ndodhur në Kosovë.

Krasniqi në fjalën e tij është shprehur se arritja e marrëveshjes për reciprocitetin e targave është e përkoshme.

Ndër të tjera ai ka thënë akoma nuk ka vullnet mes politikanëve për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

“Jashtë lojërave politike dhe propagandës, ajo është një marrëveshje e përkohshme për të hequr forcat e policisë së Kosovës dhe bandat që ishin aty. Brenda dy muajve pritet që të krijohet dhe një zhvillim për të arritur në një marrëveshje përfundimtare. Aty nuk ka pasur fitues por vetëm humbës, pasi vetëm për çështjen e debatit të targave rrezikonte një përplasje mes bandave të Serbisë dhe policisë së Kosovës. Nuk ka akoma një vullnet politik për të lëvizur drejt një marrëveshje të përheshme”, ka thënë ai.

Analisti gjithashtu ka folur për Open Data ku thekson se është një proces që Vuçiç dhe Rama e përdorin për të promovuar veten.

Faji kryesor në lidhje me debatet e Open Ballkan është se nuk ka vullnet që ta fusë në shina Ballkanin perëndimor. Nga ana tjetër janë politikanët Vuçiç e Rama që janë dhe autoritar dhe kërkojnë të krijojnë këto nisma. Nuk është vetëm Kosova por dhe Bosnja dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar ndaj ai do të mbetet në tentativë. Aspirata e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të jetë vetëm BE-ja”, është shprehur ai. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *