Situata problematike në rrugë, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Goma dimërore dhe zinxhirë

Shpërndaje lajmin

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se shume akse në veri të vendit janë bërë problematike për qarkullimin e mjeteve, për shkak të reshjeve të borës.
Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi i ARRSH:
Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit
Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *