Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 27 viktima, numri i të infektuarve nuk njeh ulje

Share

Vijon të mbetet shqetësuse situata nga Covid në Greqi. Ditën e sotme janë regjistruar 866 raste të reja dhe 27 humbje jete.

337 pacientë janë intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 234 (69.4%) e të intubuarve janë burra. 85.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Sa i përket fataliteteve nga fillimi i pandemisë me 27 që u shënuan sot ka shkuar në 5329 në total në Greqi, nga të cilat 3149 (59.1%) janë burra./CNA.al


Share

Komente