“S’jam viktimë e sulmit politik”, Voda: E vetme në betejën time ligjore

Shpërndaje lajmin

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda tha se ka qenë e vetme në betejën e saj me drejtësinë.
Në një intervistë ekskluzive ajo tha se nuk mendon se është viktimë e një sulmi politik pasi nuk ka emra konkretë.
Megjithatë Voda shprehet se ka ende besim tek drejtësia në lidhje me vendimin për dënimin e formës së prerë ndaj saj.
“Në këtë betejë kam qenë e vetme dhe sigurisht përgjegjësia penale është individuale. Në rastin konkret përgjegjësi nuk ka pasur dhe nuk ka ekzistuar për shkak se provat në dosje janë zero. Kam pasur përkrahje nga njerëz të thjeshtë pa parti që kanë qenë me mua. Nuk mund të them për pjesën politike, nuk mund të deklaroj se është sulm politik sepse nuk kam emra konkret.
Nuk dua ta çojë në mendje se unë mund të jem viktimë e një sulmi politik. Unë mendoj se ka qenë një nxitim për karrierë, për arsye të tjera ndaj meje që çoi në një gabim fatal. Sot para jush keni një njeri të pafajshëm por të dënuar me vendim të formës së prerë, që unë besoj që institucionet e drejtësisë t’i korrigjojnë këto gabime. Ende shpresoj”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

“Telefonin ia ktheva”- ish zv.ministrja rrëfen ngjarjen që e çoi në pranga
‘Është e provuar me akt ekspertimi’, Voda: S’kam folur për vend pune apo favorizim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *