SKANDAL/ Dhunohet gjyqtari i sfidës Laçi-Kukësi

Share

Ndeshjet luhen pa tifozë, por incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundon loja. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se menjëherë pasi është mbyllur takimi i sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.


Share

Komente