Skandal në Kakavijë; autoritetet greke kthejnë autobusët me punëtorë sezonalë mbrapsh, disa pasagjerë me CoVid

Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare të Kakavijës, ku janë kthyer mbrapsht 50 punëtorë sezonalë nga autoritetet shëndetësore greke. 

Bëhet me dije se autoritetet kanë kthyer shqiptarët, pasi në testet e tyre ata rezultonin negativ për Covid, ndërsa në testet e shpejta që janë nështruar nga mjekët e palës greke kanë rezultuar pozitivë disa prej tyre.

Gjatë testit rapid, autoritetet greke zbuluan se një 56 vjecar nga Fieri, i identifikuar me inicialet G.M., rezultoi pozitiv me Covid ndonëse mbante në dorë analizën e tamponit negativ të kryer në një laborator në Tiranë.

Për këtë arsye, të 2 autobusët me punëtorë sezonalë janë kthyer mbrapsht pasi kjo është një procedurë standarde që zbatohet në raste të tilla.

Kujtojmë që pak ditë më parë pala greke mori vendimin që të mbyllte pikën kufitare të Kapshticës pas zbulimit se një organizatë falsifikonte rezultatet e testeve PCR, të detyrueshme për udhëtarët që kalojnë kufirin.

The post Skandal në Kakavijë; autoritetet greke kthejnë autobusët me punëtorë sezonalë mbrapsh, disa pasagjerë me CoVid appeared first on Media .


Share

Komente