Skandal në Parlamentin gjerman, sulmohen fizikisht deputetët e Merkel-it

Share

381281034 highres

Sikur të mos mjaftonin përplasjet e dhunshme me policinë, përkrahësit e djathtë gjermanë ia kanë dalë të hyjnë edhe në Bundestag, të ftuar nga partia populiste e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AFD.

Sipas mediave gjermane, thuhet se ata kanë sharë, ofenduar, sulmuar verbalisht e fizikisht deputetët e Merkel-it, duke krijuar një atmosferë aspak të këndshme. Ky skandal nuk kishte ndodhur asnjëherë me parë.

Ndërkohë, alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë, AfD, madje e krahasoi aktin e qeverisë Merkel për mbrojtjen nga infeksionet, i miratuar tashmë nga deputetët, me Aktin Mundësues të vitit 1933, i cili hapi rrugën për diktaturën naziste të Hitlerit.

Mbrojtësit e masave thonë se ky ligji siguron një bazë ligjore më solide për të realizuar ruajtjen e distancës sociale, mbajtjen e maskave në fytyrë, kufizimet në lëvizje, takimet në hapësira private dhe publike, aktivitetet kulturore në kohën e lirë dhe kufizimet për institucionet arsimore.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ishte vlerësuar në të gjithë botën për mbajtjen e infeksionit dhe vdekjeve në një nivel shumë më të ulët sesa fqinjët e saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e vendeve evropiane.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja me Covid dhe 260 viktima.

 

The post Skandal në Parlamentin gjerman, sulmohen fizikisht deputetët e Merkel-it appeared first on Albinfo.


Share

Komente