Skandali i tokave në bregdet/ Gjyqtarja “shfryu” Operacionin “Forca e Ligjit”

Share

120 gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave të Shkallës së Parë, përgjatë vitit 2021 do t’i nënshtrohen Vetingut.

Në këtë listë është gjyqtarja Diamela Goxha me një përvojë përreth 7 vitesh në sistemin e drejtësisë. Goxha karrierën e ka të përqëndruar në Berat apo edhe si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, por Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka komanduar disa herë radhazi në Kavajë.

Komandimi i fundit ka qenë me datë 11.06.2020, kur KLGJ vendosi për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares Diamela Goxha në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

big forca e ligjit

Në Gjykatën e Kavajës, gjyqtarja Goxha ka pasur në duar një dosje të ashtuquajtur “të nxehtë”, me anë të së cilës, nxori blof Operacionin “Forca e Ligjit”.

Kujtojmë se në Shkurt të vitit 2018, Policia e shtetit, trumbetoi me të madhe Operacionin “Forca e Ligjit” me pretendimin se kishte zbuluar dhe arrestuar një bandë zyrtarësh dhe biznesmenësh, që ishin përfshirë në skemën e tjetërsimit të plazhit të Spillesë, përfshirë këtu dhe poligonin e aviacionit ushtarak.

Mirëpo i gjithë ky operacion u “shfry” në Gjykatë. Pasi ata që u konsideruan si peshq të mëdhenj, e “shkundën dhe e copëtuan rrjetën” e drejtësisë dhe dolën që andej. Gjyqtarja Goxha bëri “drejtësi” vetëm për një postier, ndërsa për një biznesmen apo kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini, nuk gjeti prova.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Diamela Goxha burim të ardhurash ka pagën e saj, prej së cilës nuk i mungojnë kursimet brenda dhe jashtë sistemit bankar.

Ndërkohë në vite ajo deklaron dhe disa kredi konsumatore.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Diamela Goxha.

Viti 2012 (Deklarata fillestare)
Llogari bankare me vlerë 42 000 lekë.
Makinë e subjektit deklarues ,me vlerë 980 000 lekë.

Viti 2012 (Deklarata zyrtare)
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare stazhiere, Tiranë, 194 840 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare stazhiere, Tiranë, 802 290 lekë.
Overdraft 70 000 lekë. Pa shlyer 58 400 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare stazhiere, Tiranë, 62 8585 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare në Berat, 325 310 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 688 576 lekë.
Overdraft 70 000 lekë. Paguar.

Viti 2015
Kursime nga paga, 90 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 977 941 lekë.
Overdraft 120 000 lekë. Pa shlyer 84 000 lekë.

Viti 2016
Gjendje kesh jashtë sistemit bankare 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 707 240 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare në Berat, 264 395 lekë.
Kredi në shumën 1 020 000 lekë për shpenzime personale. Pa shlyer 956 126 53 lekë.
Oferdraft në shumën 200 000 lekë.

Viti 2017
Gjendje jashtë sistemin bankar 450 000 lekë.
Kartë krediti me limit 500 euro.
Gjendja e kartës së kreditit -416 92 lekë.
LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues 46 200 lekë hapur llogari bankare nga subjektit deklarues 14 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare në Berat, 1 063 422 lekë dhe dieta 21 000 lekë.
Kredi në shumën 1 020 000 lekë për shpenzime personale. Pa shlyer 719 915 lekë.
Oferdraft në shumën 200 000 lekë. Pa shlyer 150 000 lekë.

Viti 2018
Gjendje kesh jashtë sistemit bankar 330 000 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, 3 213 05 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare në Berat, 533 987 lekë dhe dieta 2 500 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si gjyqtare në Kavajë, 518 296 lekë./CNA.al


Share

Komente