Skandali me ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Haxhiu: Duhet të shkarkohet

Shpërndaje lajmin

Skandali i publikuar në mediat sllovene lidhur me ambasadorin e Kosovës në Slloveni Martin Berishaj është diskutuar mbrëmjen e së martës në Shock.
Mediat në Slloveni e më tej në Kosovë publikuan disa ditë më parë aferën financiare të një kandidati për zgjedhjet parlamentare në Slloveni i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven, te kompania e ambasadorit kosovar.
Kompania e ambasadorit Martin Berishaj supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të thata.
Analisti Baton Haxhiu tha se çështja është një skandal diplomatik, pasi Kosova është e përfshirë direkt në fushatën zgjedhore të Sllovenisë ndaj gjëja më e drejtë është që diplomati të shkarkohet.
Sipas tij, duhet që kryeministri dhe presidentja duhet të japin një deklaratë zyrtare që të përgënjeshtrojnë këto akuza ndaj diplomatit të tyre ose ta shkarkojnë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Debat në “Shock’, Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk mbështet asnjë nismë
Nëse Kosova dërgon trupa në veri do kishte gjithë botën kundër, thotë Haxhiu

Leave a Reply

Your email address will not be published.