Skandali në Covid 2/ Rama: U pastrua një çiban nga sistemi. Thirrje qytetarëve

Share

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open’ mes të tjerash është pyetur dhe për skandalin e publikuar = në emisionin investigativ “Stop” ku sanitarja e spitalit COVID-2, hiqej si infermiere dhe i kishte zhvatur 8 milionë lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj të sëmurë.

Duke e konsideruar si një neveri, Rama falenderoi mediat dhe I bërei thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë raste të të ngjashmë.‘Kjo është neveri e gjallë. Pa diskutim nuk është e vetmja, pa diksutim që ka dhe të tjerë.

Dua ti them gjithë qytetarëve nëse për një arsye, doni të denonconi në prokurori, në polici, përdorini sa të mundeni emisionet investigative.

Nxirreni në sipërfaqe këto tumore, që në organizmin e sitemit tonë shëndetësor krijojnë të tilla situata dhe shfrytëzojë edhe në një farë mënyrë edhe panikun e një familjare.

Si mund t’ i besosh qoftë dhe një infermjerë, që as ishte e tillë pa bërë minimumin e verefikimin se me kë po flet.

Ajo që është positive është që nuk rezulton të ketë një zinxhirë. Pra të kemi të bëjëm me një mashtrim dhe përsni është prapa hekurave.

Është lajm i mirë që mediat të ekspozojë të tjera shëmbëlltyra.

Për ta bërë sitemin shëndetëosre të besuseshmë dduhet ta bëjmë të gjithë bashkë, se bën vetëm qeveria e media por edhe qytetarët.

Lajmi i  mirë që të tilla mostra dalin të ekspopzuara. Pastrohet një çiban nga sistemi”, tha Rama./CNA.al

 

 


Share

Komente