Skandali në Komisariatin nr.1 në Tiranë, shefat komente tallëse dhe seksiste në “WhastApp” për vajzën e humbur
Një skandal në radhët e Policisë së Shtetit është bërë publik ditën e sotme pas rrjedhjes së një bisede në aplikacionin “WhatsApp” mes disa efektivëve të uniformave blu në Komisariatin nr.1 në kryeqytet.
Këta të fundit bënin komente seksiste në grupin e tyre në “WhatsApp” ndaj një adoleshenteje e cila ishte raportuar si e larguar nga banesa.
Biseda:
Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në komisariatin më të afërt.
Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?
Rustem Dervishi: Model i fundit duket.
Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi.
Ina: Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz.
Petrit Hala: Fshati që duket nuk ka nevojë për drita.
Petrit Hala: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishit sot për kallëzim, mbase e kanë parë.
Ina: Ahh jo shef subjekti në fjalë nuk lëviz nëpër ato zon. Ka direzione të sakta me objektiva të qarta për veten.
Petrit Hala: Epo mbase ja gjejmë objektivat e jetës.
Ajo që bie në sy është se mes komentuesve është edhe një efektive, e quajtur Ina.
Por kush është Ina?
Ina Nuka është efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama. Ky i fundit i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë./Albeu.com./