Skandali u denoncua në Kuvend/ Gjyqtari i grupit KÇK, në Gjykatën e Tiranës

Share

Në sistemin e drejtësisë janë një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët ecin me filozonë “kap çfarë të kapësh”.
Kështu ka deklaruar kryemi nistri Edi Rama, një vit më parë nga foltorja e Kuvendit, ndërsa sulmoi ashpër gjyqtarët dhe prokurorët KÇK,

Kryeministri nuk kurseu as emra, pasi foli për një çështje një burrë dhunues kishte marrë urdhër mbrojtje. Gjyqtari që e kishte vënë në mbrotje të denoncuarin për dhunë, ishte Martin Deda, nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë. Rama e cilësoi si kriminel gjyqtarin Deda, i cili kishte vënë në mbrojtje burrin-dhunues.

Nuk dihet nëse pas deklaratës së kryeministrit, është hetuar vendimi i gjyqtarit Martin Deda. Ky i fundit, që nga Qershori po flitrohet nga Vettingu.

Një tjetër dosje që gjyqtari Martin Deda ka pasur në duar, është në lidhje me ish Drejtoreshën e Institutit të Statistikave Ines Nurja.
Kjo e fundit ishte paditur nga ILDKPKI, për refuzim të deklarimit të pasurisë dhe më pas Prokuroria gjeti fakte për ta dërguar në Gjykatë, në vitin 2015.

Gjyqtari Martin Deda, dha dënimin me 200 000 lekë gjobë, për ish zyrtaren Nurja, pasi ajo përfitoi ulje të dënimit dhe pse nuk e kishte pranuar akuzën.

Sa i përket pasurisë, të ardhura e gjyqtarit Martin Dedja burojnë vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes dhe më vonë janë shtuar edhe paga e djalit avokat dhe e vajzës e punësuar në Bashkinë e Tiranë.

E vetmja patundshmëri që deklaron Deda është një shtëpi banimi me vlerë, 1.4 milionë lekë. Ndërsa si pasuri të luajtshme deklaron një makinë, Mercedez Benz me vlerë 4 000 euro, të blerë në vitin 2015.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Martin Deda.
Viti 2003
Shtëpi banimi me vlerë 1.4 milion lekë.
Autoveturë Benz, me vlerë, 0,5 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 0,61 million lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 0,24 million lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 85 000 lekë.

Viti 2005
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2006
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 796 784 lekë.
Shpërblim, 30 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 20 000 lekë.

Viti 2008
Automjet Benz A Clas 170, me vlerë 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 75 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 25 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 85 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 80 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 047 975 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 345 361 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 324 079 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 594 598 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 40 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 50 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 594 598 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 40 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 50 000 lekë.
Shitur makina, Mercedez Benz, 1 500 euro.
Blerë makinë, Mercedez Benz, 4 000 euro.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 238 445 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 480 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 600 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 513 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 112 979 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 18 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 50 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 54 262 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 427 392 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 18 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 50 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 54 262 lekë./CNA.al


Share

Komente