Skandali ‘Uber’, si korruptoi kompania amerikane politikanët dhe minoi tregjet?

0
Shpërndaje lajmin

E kaluara përndjek presidentin francez Emmanuel Macron, një nga liderët e njollosur nga skandali i “Uber”.
Një investigim i gjerë gazetaresk pas rrjedhjes së disa mijëra dokumenteve të brendshme të kompanisë tregoi se si figura politike kyçe nga e gjithë bota kishin marrë pjesë në implementimin brutal të strategjisë së saj, në dëm të të drejtave të shkelura të punëtorëve.
 “Emmanuel Macron është një figurë e spikatur në këtë aferë. Po ashtu Joe Biden dhe një dyzinë ish-anëtarësh të administratës Obama, disa prej të cilëve të hershëm, ishin në duart e skemës së “Uber”, që në praktikë i jep fund mbrojtjes së punëtorëve dhe të drejtave të tyre,” – u shpreh Dean Starkman nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë.
Përveç se mbuloi politikanët me dhurata, “Uber” shkeli edhe ligje, loboi në mënyrë të fshehtë për qeveritë, mashtroi policinë dhe përfitoi nga dhuna e taksistëve që protestuan kundër saj pas depërtimit në tregun formal.
 “Ndërsa bënin këtë, ka pasur edhe një shpërfillje të hapur ndaj parimeve të sundimit të ligjit. Ata i injoruan ligjet vendase. Ata hynë në tregje pa licenca, pa leje dhe filluan të minonin tregun,” – tha Starkman.
Në Francë, opozita po kërkon sqarime nga presidenti për veprimet e tij gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave.
Gjithashtu, Brukseli i ka dërguar një letër ish-zëvendës presidentes së Komisionit Evropian, Neelie Kroes, duke i kërkuar sqarime për marrëdhëniet e saj me kompaninë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Dosja Uber, Macron dhe disa politikanë ndihmuan në fshehtësi kompaninë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *