January 18, 2022

Skeda e pasurisë së deklaruar –Gerd Hoxha –Gjykata e Tiranës

Shpërndaje lajmin

Gjyqtari Gerd Hoxha i Gjykatës së Tiranës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Gerd Hoxha i Gjykatës së Tiranës do të përballet të martën më 1 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Genta Tafa (Bungo).

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Gerd Hoxha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Gerd Hoxha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Gerd Hoxha deklaronte pasuri familjare me vlerë 4.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është tetëfishuar, duke kapur vlerën e 34.1 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, Hoxha zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 32.4 milionë lekë, automjet me vlerë 1.2 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 341 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.8 milionë lekë, nga të cilat 60% burojnë nga paga e Z. Hoxha, 27% nga paga e bashkëshortes dhe 6.6% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Gerd Hoxha rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë në vitin 2016 në shumën 4,763,577 Lekë. Këtë vit ai deklaron blerjen e një apartamenti në Vlorë me vlerë 55,452 euro me burim kursimet familjare ndër vite, por kursimet e mbetura në fund të vitit 2016 nuk e mbulojnë këtë shumë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti banimi në vitin 2011 në bashkëpronësi me bashkëshortin, me sipërfaqe 125m2 dhe çmim 6,500,000 lekë. Prona është përfituar me çmim të reduktuar për shkak të marrëdhënies së posaçme të bashkëshortes me palën shitëse. Si burim financimi ka shërbyer kredia me kushte lehtësuese prej 5,000,000 lekë dhe 1,500,000 lekë kursime familjare.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se vlera totale e pasurisë së patundshme përfshin edhe një apartament të rivlerësuar. Në vitin 2012 është bërë rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme apartament banimi i blerë për 6.5 milionë lekë dhe si rrjedhojë, vlera e pasurisë është rritur me 17,250,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *