January 15, 2022

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vjosa Zaimi –Gjykata e Tiranës

Shpërndaje lajmin

Gjyqtarja Vjosa Zaimi e Gjykatës së Tiranës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Vjosa Zaimi do të përballet të martën më 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Vjosa Zaimi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Kolonjës. Në vitin 2008, ajo u transferua në Gjykatën e Korçës dhe prej vitit 2012 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Vjosa Zaimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Vjosa Zaimi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Vjosa deklaron një shtëpi banimi në pronësi të familjes me vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 15.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.9 milionë lekë, automjet me vlerë 1.1 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej 279 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 25.6 milionë lekë, nga të cilat gati 47 për qind kanë si burim pagën e saj si gjyqtare dhe 44 për qind pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Vjosa Zaimi në vitin 2007 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare lidhur me shtimin e pasurisë në vlerën 368,465 lekë. Për këtë vit, subjekti deklaron pagën e saj dhe të ardhura nga interesat e depozitës, por nuk deklaron të ardhura të bashkëshortit.

Në vitin 2013, subjekti deklaron një hua me vlerë 4,700,000 lekë, e cila është përdorur si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti banimi me sip. 98.3 m2 në Tiranë me vlerë 12,460,000 ose 89’000 euro. Huaja deklarohet të jetë shlyer plotësisht në vitin 2014 nëpërmjet një kredie të marrë në Bankën Societe General Albania.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *