Skema elektorale PD+LSI ndalohet nga Kodi Zgjedhor por lejohet nga marrëveshja Rama-Basha

Share

Sot PD+LSI paska zbërthyer tezën e Monës për stilin ri të listave, të njoftuar para disa ditësh.

KQZ duhet menjëherë të marrë masa që të ndalojë vënien në veprim të këtyrë skemave që rizgjojnë Dushkun.

KQZ duhet të hartojë rregullat që ndalojnë ringjalljen e Dushkut.

Është e palejuar që LSI nga njëra anë të dali në një listë të veten dhe pastaj nga ana tjetër të fusë në lista të PD eksponentë të vet si Haxhinasto dhe të tjerë.

Këto lloj listash që po i përflet haptazi PD-ja dhe LSI-ja janë lista të formatuara haptazi në mashtrim të Kodit Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor nuk e lejon që një subjekt zgjedhor të dali me listë të përbashket dhe paralelisht me listë të veten.

Kodi Zgjedhor e ndalon këtë.

Kodi Zgjedhor nuk thotë që po e bënë pa deklaruar marrëveshje koalicioni, kjo lejohet.

Thjesht e ndalon.

Hapur ose tinëzisht, KODI zgjedhor nuk të lejon të fusësh në lista kandidatë nga parti të tjera pa patur marrëveshje koalicioni.

Nëse ke marrëveshje koalicioni, nuk del dot më me listë më vehte.

Kaq thotë Kodi!

Celibashi duhet të draftojë me urgjencë dispozitat që ndalojnë Dushkun.

Nëse një funksionar i një subjekti zgjedhor, futet në listë të një koalicioni zgjedhor, atëherë KQZ duhet të parashikojë në rregullat e veta, refuzimin e  regjistrimit të listës  si në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.celibashi

Kodi Zgjedhor dhe KQZ nuk janë aty për të shpikur, toleruar dhe aq më keq për të nxitur, taktika elektorale.

Janë për të mbrojtur vullnetin e shprehur të zgjedhësve duke hartuar rregulla që bllokojnë manipulimin dhe zhbërjen e dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Këto janë taktika elektorale që deformojnë vullnetin e zgjedhësve, krijojnë konfuzion në elektorat, duke krijuar hapësira për marrëveshje të njëjta me ato për të cilat u nis, u justifikua dhe u hartua Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor (për sa i takon listave).

KQZ midis të tjerave ka detyrim të miratojë edhe një akt për rregullat, kriteret dhe kontratat tip për marrëveshjet e lejuara.

Aty është vendi ku duhet të rregullohet dhe ndalohet edhe trafikimi i “haxhinastove” të LSI-së tek listat e PD-së.

Ndryshe gjithë deklaratat e Ramës për zhbërjen e trenave do rezultojnë false. Vetëm nëse Rama beson se shqiptarët janë budallenj dhe do e hanë edhe kësaj radhe.

Kodi që u miratua, listat e përbashketa i parashikon vetëm për koalicionet.

Ligji nuk mund të pranojë që partitë nga njëra anë të marrin pjesë në zgjedhje si parti dhe nga ana tjetër listat t’i formatojnë de facto si koalicione.

Ky është rregulli që BURON NGA KONCEPTI I RI për “parti-subjekte zgjedhore” dhe “koalicione-subjekte zgjedhore”.

Nga Astrit Patozi/ Përse shërben pazari i fundit me listat?

KQZ ka detyrimin institucional të reagojë. Edhe nëse i referohemi historisë, me taktikat e “dushkut”, dikur KQZ ka qenë aq profesionale saqë të ndërhynte për të eleminuar manipulimin me kandidatët e pavarur.

KQZ duhet të ndërhyje tani dhe shpejt për të eleminuar MANIPULIMIM ME LISTA TE PËRZIERA.

KQZ ka detyrim të mbrojë zgjedhësit, jo taktikat elektorale të partive.

Prandaj duhet të nxjerrë udhëzimet përkatëse siç ja detyron Kodi Zgjedhor.

Listat e partive duhet të jenë me kandidatë që identifikohen në popull me partinë përkatëse.

Ajo që po deklaron hapur PD+LSI është manipulim i hapur i listave.

Ndërkohë PS nuk po reagon megjithëse ka shumicën në KQZ.

Funksioni që i delegohet KQZ nga Kodi është pushtet rregullator dhe këtë pushtet Kodi ja ka dhënë gjithmonë KQZ-së, jo vetëm pas ndryshimeve të vitit 2020.

Duhet vetëm të miratohet akti “Për rregullat për marrëveshjet e partive”.

Kodi Zgjedhor ka detyruar dhe autorizuar Komisionin Rregullator të KQZ që të mirarojë rregullat.

Kodi Zgjedhor i ka dhënë autoritet PS-PD-LSI në Komisionin Rregullator që të shkruajnë rregullat.

Nëse kjo që po deklaron PD-LSI është e mundur, atëherë kjo do të thotë që ende lejohet që gjithë kryetarët e partiçkave të futen të lista e PD edhe pa deklaruar marrëveshje koalicioni.

Kjo do të thotë që mund të vazhdohet si më parë.

Me arsyetmin që po bën sot PD+LSI, asgjë s’i ndalon kryetarët e partive, që pa deklaruar fare koalicionin, të deklarojnë që do dalin të vetëm si subjekte politike (me lista me nga 170 emra) dhe vetë të futen si gjithmonë tek lista e PD.

meta basha1

Por një gjë është më e sugurtë se kurrë.

Kjo që po bën PS që rri e vëzhgon me indiferencë quhet marrëveshja e re me Lulin dhe Metën.

Dhe si gjithmone marrëveshjet e tyre nuk lexohen. Thjesht ndjehen.

Sa kohë që të tre vazhdojnë t’i marrin shqiptarët për budallenj, janë edhe kësaj radhe në lirinë e tyre./CNA.al


Share

Komente