Skender Hyseni: Kam informacíone , Nuk jemi askund në dialog, jemi kthyer në pikën zero, kjo është e rrezîkshme

Shpërndaje lajmin

Ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-Koordinator për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, në një intervistë të dhënë për Periskopin, ka komentuar edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ku sipas Hysenit Kosova në këtë proces nuk është askund, shkruan Periskopi.
“Në dialog nuk jemi askund, çdo gjë është kthyer në pikën zero për fatkeq.”
Sipas tij në vitin 2020 dialogu kishte qenë në binar dhe me një synim të qartë.
Sic thekson z.Hyseni qeveria Kurti po vazhdon gjatë tërë kohës të pretendoj që historia ka filluar me ta, “çdo gjë lind me ta, prandaj edhe bëhen këto gabime.”, tha Hyseni për Periskopin.
“Në vitin 2020 unë kujtojë që dialogu ishte vënë në binar normal të arsyeshëm, me ni synim të qartë dhe kornizë kohore të qartë se çfarë duhet të arrihet me këtë dialog. Për fat të keq kjo qeveri pretendon që historia fillon me ta, çdo gjë lind me ta, prandaj edhe bëhen këto gabime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.