November 28, 2021

Skëndërbeu kaloi në çerekfinale të ‘Kupës’, Memelli: Një kualifikim që në aspektin psikologjik na ngroh

Shpërndaje lajmin

Skëndërbeu ka arrit të kalojë në çerekfinale duke mposhtur Bylisin pas gjuajtjes së penalltive sepse koha e rregullt mes dy skuadrave është mbyllur me shifrat 2-2.

Pas kësaj ndeshje është shprehur i lumtur trajneri Migen Memelli, që skuadra e tij arriti të kualifikohej më tej edhe pse “qau” dëmtimet e dy lojtarëve kryesorë të ekipit.

“Kjo fitore është për t’i dhënë një frymë tjetër skuadrës, në të kundërt na godiste nga ana psikologjike. Mund të shkojmë deri aty ku shkuam edhe vjet.

Përpos kualifikimit më shqetëson më tepër, gjendja fizike sepse kemi shpenzuar shumë energji në 120 minuta. Edhe dëmtimi i Marës dhe Adit, dy lojtarëve të rëndësishëm na penalizon shumë, ku shpresojmë t’i rikuperojmë për ditën e dielë kundër Durrësit.

Bëmë dy gabime elementare që mund të kishim fituar ndeshjen pa qenë e nevojshme të luajmë penalltitë. Një kualifikim që në aspektin psikologjik na ngroh.

Strategjia e ndeshjes së sotme nuk i ngjan asaj kundër Teutës”, deklaroi trajneri i Skëndëbeut. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *