Skënderbeu kujtohet pas 3 ndeshjeve për të marrë fitoren e parë, Apolonia dhe Kastrioti bëjnë paqe

Share

Janë luajtur dy ndeshjet e para të Superiores që nisën prej orës 14:00. Bylisi humbi në shtëpi ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-2, ndërsa Kastrioti u ndalua në një barazim 1-1 ndaj Apolonisë.

Sfida më me interes ishte ajo e Ballshit. Bylisi nisej si favorit, por djemtë e Julian Ahmatajt arritën të shënonin dy gola duke mos pësuar asnjë të tillë. Miqtë shënuan fillimisht me Pusin në minutën e 70′. Sulmuesi shkodran shënoi në mënyrë spektakolare me një diagonale të fortë nga jashtë zonës. Tereziu dërgoi topin në rrjetë në minutën e 86′ duke mbyllur llogaritë. Korçarët marrin 3 pikë me fitoren 0-2.

The post Skënderbeu kujtohet pas 3 ndeshjeve për të marrë fitoren e parë, Apolonia dhe Kastrioti bëjnë paqe appeared first on Media .


Share

Komente