Skënderbeu vijon dominimin, korçaret kalojnë dhe ‘pengesën’ Korabi
3 ndeshje, 3 fitore me 9 sete në favor dhe vetëm 1 të humbur, Skënderbeu i Korçës është sërish një pretendent për titullin kampion në volejbollin e femrave. Korçaret morën një tjetër fitore bindëse ndaj Korabit në shtëpi me rezultatin 3-0.
Ndeshja nuk u vendos aspak në diskutim nga të besuarat e teknikut Orlando Koja, duke e cilësuar si një fitore të lehtë.
“Ndeshja ishte një mundësi që të vazhdojmë të jemi të përqendruar të bëjmë detyrat teknike dhe në ca momente humbëm fokusin por në përgjithësi vajzat u sollën mirë në ndeshje”- tha ai.
Skënderbeu synon të krijojë një grup të kompletuar jo vetëm për lojtaret titullare, por dhe ato nga stoli, ku të mos ketë diferenca.
“Kampionati është i vështirë por ne duam lojtare të gatshme, që në çdo moment të futen në fushë dhe të bëjnë diferencën” –theksoi ai.
Në javën e tretë regjistruan fitore dhe Tirana e Partizani, konkretisht ndaj Vllaznisë e Teutës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria mes dy kohëve, ekspozita e Jost dokumenton ndryshimet që pësoi vendi
Gazetari sportiv: Besoj se Edoardo Reja do vijojë të jetë trajner i kombëtares