Skeptikët e pandemisë Covid-19 po bëhen më radikalë në Zvicër
Autoritetet Zvicerane po shohin gjithnjë e më shumë përgjigje agresive ndaj masave që frenojnë përhapjen e koronavirusit.
Një raport në gazetën e SonntagsBlick paraqet grupe të ndryshme të bisedave në internet dhe individë që përpiqen të tërheqin njerëz të gatshëm të marrin pjesë – dhe madje të stërviten për – protesta të dhunshme.
Agresioni i tyre ka për qëllim politikanët, gazetarët dhe virologët, ndër të tjera.
“Shtëpitë e mediave duhet të digjen, ashtu si kompanitë farmaceutike dhe kullat 5G. Koha për veprim!” thirri një përdorues.
Numri i përgjithshëm i veprave penale të raportuara në Zvicër në vitin 2020 ra pak, sipas statistikave kombëtare. Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS) po mbikqyr situatën.
Tashmë nëntorin e kaluar, Zyra Federale e Policisë përshkroi sjelljen gjithnjë e më të dhunshme të mohuesve të Covid-19 si shqetësuese.
Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë për protesta të heshtura, së fundmi në Liestal afër Baselit. Megjithëse kryesisht paqësor, disa hodhën shishe dhe një sulmoi një gazetar fundjavën e kaluar.