Sky TV është i shqetësuar për rritjen e anulimeve të abonimeve nga tifozët e Juves
Pasi Gjykata e Apelit të FIGC i hoqi Juventusit pesëmbëdhjetë pikë, tifozët e klubit vendosën të kundërpërgjigjen. Në veçanti, disa sugjeruan organizimin e një fushate për të anuluar abonimet në dy kanale televizive që transmentojnë Serie A, DAZN dhe Sky.
Në rrjetet sociale filluan të shfaqen imazhe dhe video, në të cilat tifozët e Juves tregojnë se po anulojnë abonimet e tyre ekzistuese në kanalet televizive. Sipas të dhënave të fundit që duhen verifikuar, tashmë janë anuluar 450 mijë kontrata, ndërsa cdo ditë e më shumë vijojnë anullimet.
Sky e ka komplikuar seriozisht procedurën e anulimit të një abonimi, teksa është shfaqur një sondazh në të cilin ata janë të interesuar drejtpërdrejt për arsyet e një vendimi të tillë nga përdoruesi.
Një nga pyetjet kur anulohet një abonim është nëse vendimi për të anuluar abonimin është ndikuar nga zbritja e pikëve së fundmi ndaj bianconerëve:
Sipas thashethemeve, transmetuesit kanë njëfarë paniku, sepse po humbasin para. Është e mundur që në të ardhmen e afërt kanalet televizive do të fillojnë të gjejnë mënyra për të mbajtur ende përdoruesit. /G.D /