October 12, 2021

“Smarti” përplas motorin në Vlorë, drejtuesi në gjendje të rëndë

Shpërndaje lajmin

VLORË – Një aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës.

Abcnews.al mëson se në aksident janë përfshirë një makinë tip “Smart” dhe një motor. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka qenë makina tip “Smart” që ka përplasur motorin.

Ndërkohë mësohet se motoristi është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe momentalisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. E.L/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *