Snajperët izraelitë vrasin 21 civilë jashtë spitalit të rrethuar në Gaza

0
Shpërndaje lajmin

Grupet e të drejtave dhe monitoruesit thonë se sulmet ndaj impjanteve mjekësore, doktorëve e ambulancave duhet të hetohen si krime lufte.
Snajperët izraelitë kanë vrarë të paktën 21 palestinezë sot pasi hapën zjarr ndaj civilëve të zhvendosur që përpiqeshin të arrinin në spitalin Nasser në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, shkruan rrjeti i Katarit, Al Xhazira.
Gazetari Hani Mahmoud, duke raportuar nga Rafah, tha se sot snajperët kishin rrethuar spitalin dhe “qëllonin ndaj çdo gjëje që lëvizte” teksa njerëzit përpiqeshin të të shkonin aty nga dy zona të populluara dendur.
“Zona rreth spitalit është shumë e rrezikshme, është kthyer në një vendluftim”, tha ai, duke shtuar se spitali është i vetmi vend në Khan Younis ku mund të gjendet ujë.
Monitorues të OKB dhe grupet e të drejtave thonë se sulmet e ushtrisë izraelite ndaj personave dhe impjanteve mjekësore duhet të hetohen si krime lufte.
“Spitalet dhe impjantet e tjera mjekësore ku civilët vijnë për mbrojtje kanë status të veçantë nga ligji i luftës”, deklaronte grupi Human Rights Watch.
Bashkë me spitalin al-Amal, spitali Nasser është nga më të mëdhenjtë në Khan Younis, por të dyja janë rrethuar prej javësh nga ushtria, e cila vijon gjithashtu bombardimet nga ajri, toka e deti.
Shumë palestinezë që janë detyruar të zhvendosen në zona të tjera nga Izraeli, tashmë nuk dinë ku të shkojnë, ashtu si dhe ata brenda spitalit Nasser, ku stafi dhe furnizimet janë të pakta.
Rreth gjysma e popullatës së Gazës gjendet tashmë e zhvendosur në Rafah pranë kufirit jugor, por Izraeli ka thënë se do të nisë sulmin tokësor edhe aty, megjithë paralajmërimet për një katastrofë të përgjakshme nga OKB e SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *