April 18, 2021

Sobotka: Austria ishte dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës

Shpërndaje lajmin

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka uruar kryrtarin e Kuvendit, Glauk Konjufca pas zgjedhjes së tij në krye të institucionit më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës së Kosovës.

“Jam i kënaqur që marrëdhëniet midis Austrisë dhe Kosovës janë shumë të ngushta. Austria gjithmonë ishte dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën e saj evropiane. Megjithatë, më lejoni t’ju siguroj se mezi pres që të vazhdojmë të punojmë drejt krijimit të lidhjeve edhe më të ngushta midis dy shteteve tona. Kjo mund të ilustrohet me programin e punës së qeverisë aktuale austriake, ku përmendet intensifikimi i shkëmbimit midis parlamenteve tona si një nga qëllimet e tij”, thuhet në letrën e urimit.

Komponenta të rëndësishme që janë pjesë e kësaj përpjekjeje, që janë gjithashtu shumë të dashura për mua, janë Punëtoria për Demokraci dhe Programi i Bursave të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me EFB.

“Është e panevojshme të thuhet se do të ishte një kënaqësi e madhe të kisha një mundësi  për një shkëmbim të hershëm me ju të pikëpamjeve përmes video-konferencës. Unë gjithashtu pres që ta vizitoj Kosovën për tu takuar personalisht me ju, në momentin kur të kalojë pandemia”, shkruan Sobotka.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *